A janë apo jo bashkë? Kjo është pyetja që ka munduar të gjithë në lidhje me Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën.
Një ditë më parë Faton Shoshi, menaxheri i Vip ka konfirmuar ndarjen e Ledrit me Sarën.
Prej disa javësh tashmë ata janë kryefjala e mediave rozë. Këtë zhurmë kaq të madhe të krijuar Ledri nuk e ka lënë të shkojë bosh.
Së fundmi reperi ka lajmëruar këngën e tij më të re e cila pritet të publikohet me datë 8 të këtij muaji.
Mos ndoshta Ledri po e shfrytëzon ndarjen për marketing të këngës?