Volkswagen ndërpret punësimin: Telashe me financat, duhet të kursejmë

Në përpjekjet për të kursyer miliarda, Volkswageni vendosi një ngrirje të përkohshme të punësimit.

“Për shkak të programeve të vazhdueshme të efikasitetit në Volkswagen AG, punësimet e jashtme do të kufizohen përkohësisht dhe asnjë vend pune nuk do të shpallet për persona të jashtëm”, tha një zëdhënës i gjigandit të automobilave.

Të prekura janë gjashtë qendrat e VW në landet e Saksonisë së Ulët dhe Hessen: Wolfsburg, Hanover, Braunschweig, Salzgitter, Emden dhe Kassel. Masa u nxit nga programi i planifikuar i efikasitetit, për të cilin marka kryesore e Volkswagen ka negociuar me këshillin e punonjësve që nga fillimi i tetorit. Ajo konsiderohet si një rast për rimëkëmbje dhe duhet të përballet me shumë probleme.

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë i justifikoi rezultatet e tij më të dobëta, ndër të tjera, me kostot e larta si dhe një zhvendosje drejt automjeteve më të lira. VW do të ofrojë automobila elektrikë më të lirë nga viti 2025. Përveç kësaj, mbyllja e prodhimit të një nënkontraktori për shkak të përmbytjeve në Slloveni, ndikoi në tremujorin e tretë.

“Programi i performancës” i shpallur këtë verë synon të ulë kostot e markës kryesore me dhjetë miliardë euro deri në vitin 2026 dhe të rrisë rendimentin në 6.5 për qind. Vetëm në tetor VW mohoi një raport se do të shkurtoheshin deri në 4000 vende pune si pjesë e programit të efikasitetit të administratës.


Arena e Lajmit

Volkswagen ndërpret punësimin: Telashe me financat, duhet të kursejmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook