Rrezikon ndeshjen në Champions, Bellingham ka probleme në shpatull

Alarm te skuadra e Real Madrid pas dëmtimit të mesfushorit britanik Jude Bellingham, në ndeshjen që “Los Blancos” barazuan pa gola ndaj Rayo Vallecano në kampionat.

Lojtari luajti për 90 minuta, por pësoi një dëmtim në shpatull, që ka vënë në ankth trajneri Ancelotti dhe stafin mjekësor. “Nuk e di nëse do të jetë në dispozicion ditën e mërkurë në Champions League”, tha trajneri italian.

Sot lojtari pritet t’i nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të kuptuar shpallën e dëmtimit, por ka gjasa që sfidën e radhës ai të mos aktivizohet. Real Madrid do të luajë ndaj Braga në Champions ditën e mërkurë.

()

Arena e Lajmit

Rrezikon ndeshjen në Champions, Bellingham ka probleme në shpatull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook