Nuk është më “Hirushe”, e thonë shifrat, Egnatia realiteti i Superiores

Nëse sezonin e kaluar u quajt një surprizë e bukur, teksa kulmoi me triumfin në Kupën e Shqipërisë, tashmë Egnatia është një realitet i futbollit shqiptar. Ekipi rrogozhinas po tregon edhe në sezonin e ri që mbetet plot ambicie dhe me të drejtë tifozët mund të ëndërrojnë për titullin kampion.

Këtë e dëshmojnë lojërat e mira, golat e bukur nga ndeshja në ndeshje dhe ajo që është më e rëndësishmja, shifrat dhe pikët. Egnatia fitoi edhe ndaj Erzenit në transfertë. Vendosi një gol i Zejnullait, por kaq mjaftoi për t’i dhënë skuadrës tri pikë të tjera, që nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh dhe kryesuar renditjen pas javës së 12-të.

Të besuarit e Edlir Tetovës kanë shënuar më shumë se çdo skuadër tjetër, plot 23 gola, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Jashtë fushe Egnatia është e pathyeshme, me 4 fitore dhe 2 barazime, madje fiton edhe ndaj pretendentëve si Vllaznia apo Tirana.

Ekipi rrogozhinas ka bërë vetëm dy gabime, të dyja në shtëpi, në star ndaj Skënderbeut dhe kundër Teutës, por fakt është se në të dyja ato ndeshje vendasit kanë qenë të pafat, pasi kanë dominuar në të gjitha aspektet.

Dhe ndeshja e radhës është prova më e fortë në shtëpi, teksa rrogozhinasit presin Partizanin. Një fitore ndaj rivalit direkt do ta shkëpuste Egnatian në krye dhe të gjithë tifozët vendas me siguri do të thonin sa keq që titulli vendoset me Final 4.

()

Arena e Lajmit

Nuk është më “Hirushe”, e thonë shifrat, Egnatia realiteti i Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook