“Ja si do vijojë aksioni ynë opozitar”/Spaho: Do thërrasim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie

Edmon Spaho, deputet i PD, ka folur në studion e News24 për situatën e krijuar sot jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se opozita është në të drejtën e saj teksa kërkon ngritjen e Komisioneve. Sipas tij, kur vendi shkon drejt diktaturës, atëherë edhe radikalizimet janë legjitime.

“Tentova të hyj online në Komisionin e Ekonomisë, por nuk munda. Ndoshta nuk kanë dëshirë që ne të jemi pjesë e debatit atje. Kërkesat tona janë të thjeshta dhe legjitime, kërkojmë ngritjen e komisioneve. Kur vendi shkon drejt dikaturtës, edhe radikalizimet janë legjitime. Greva e urisë është një nga mënyra për t’i bërë ballë kësaj diktature. Do të thërresim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie në mënyrë që të kërkojmë të drejtat tona. Ne do të vazhdojmë”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Ja si do vijojë aksioni ynë opozitar”/Spaho: Do thërrasim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook