Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Murati: Duhej bërë transparencë! Asnjë vend i Afrikës së Veriut nuk pranoi ngritjen e kampit

Ndërsa komenton marrëveshjen e arritur midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Meloni për emigrantët, gazetari Erl Murati thekson në “Open” në News 24, se marrëveshja duhej bërë transparente para nënshkrimit. Ai deklaroi se gjitha vendet e Afrikës Veriore e kishin refuzuar.

“Për çështje të politikës së jashtme, Rama duhet të bëjë më shumë transparencë dhe të jetë i hapur. Edhe çështjen e Ballkanit të Hapur kur Rama e shpalli të vdekur foli për herë të parë në Ulqin dhe më pas në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe sot e kësaj dite nuk u ka dhënë një shpjegim qytetarëve shqiptarë se pse është shpallur i vdekur. Minimalisht mungon transparenca në këtë protokoll bashkëpunimi.

Ky është një protokoll bashkëpunimi. Pavarësisht se nuk është precedent është për t’u çuditur që ne gjithmonë i marrin vesh çështjet e interesit publik nga media të huaja. Edhe detajet i kanë publikuar nga mediat italiane. Janë emigrantë që vijnë nga vendet afrikane.

E para, transparenca. Para se t’i njoftohet publikut italian, duhet të ishte njoftuar publiku shqiptar. Italia u la në baltë nga vendet e Bashkimit Evropian. Edhe vendet e Afrikës Veriore kishin refuzuar për të bërë këtë kamp. Çdo vend i Afrikës Veriore kishte refuzuar për ta ndërtuar këtë kamp. Nuk bëhet fjalë të vihet në diskutim siguria publike. E kemi treguar me ujgurët, me muxhahedinët iranianë”, thekson ai.

 

Arena e Lajmit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Murati: Duhej bërë transparencë! Asnjë vend i Afrikës së Veriut nuk pranoi ngritjen e kampit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook