Asambleja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ministri Mete: Investimet e huaja afro 700 milionë euro në 6-mujorin e parë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

I pranishëm në këtë event ishte edhe I Ngarkuari me Punë pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ministri Mete vlerësoi takimin si një mundësi shumë e mirë për të shtuar komunikimin me biznesin dhe për të ndarë politikat që po ndërmerr qeveria.

Ministri theksoi se fryma e bashkëpunimit dhe dialogu mes biznesit dhe qeverisë mbeten elementë të rëndësishëm në përpjekjen e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Ai tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e klimës së biznesit, si digjitalizimi i shërbimeve publike, të cilat kanë kursyer kohë, kanë ulur abuzimet dhe kanë reduktuar barrierat për biznesin dhe qytetarët.

“Dëshiroj të theksoj angazhimin maksimal të qeverisë për të përmirësuar më tej klimën e biznesit, në mbështetje të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Partneriteti shqiptaro-amerikan dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mbart një potencial të pashfrytëzuar, për të cilin ne do të duhet të punojmë bashkërisht. Kam besim që fryma e bashkëpunimit dhe e dialogut do të na ndihmojnë të përmirësojmë akoma më tej politikat dhe përmes tyre, të nxisim investimet vendase dhe të huaja, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik”, u shpreh ministri.

Ministri vuri në dukje faktin se Paketa Fiskale që është propozuar nga qeveria dhe do diskutohet këto ditë në Kuvend, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e biznesit, parashikon ndryshime të vogla.

Gjatë fjalës së tij, Mete bëri një përmbledhje të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe të vlerësimeve më të fundit të institucioneve ndërkombëtare financiare, duke veçuar vendimin e fundit të FATF/MONEYVAL për daljen e Shqipërisë nga lista gri.

Sipas tij, ekonomia shqiptare po ecën në një trajektore pozitive, gjë që është konfirmuar edhe nga FMN dhe BB, ndërsa qeveria parashikon që për vitin e ardhshëm ajo të rritet me 3.8%.

Investimet e huaja direkte janë rritur në vitet e fundit dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023 arritën afro 700 milionë euro. Në këtë aspekt, ministri shprehu angazhimin për vijimin e reformave lidhur me përmirësimet ligjore, veçanërisht sa i takon një kuadri të unifikuar për investimet dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Arena e Lajmit

Asambleja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ministri Mete: Investimet e huaja afro 700 milionë euro në 6-mujorin e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook