Chelsean triumfon 1-4 në derbin e Londrës ndaj Tottenham, në ndeshjen e Premier League të luajtur në Tottenham Hotspur Stadium (London). Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e gjashtë. Kulusevski shfrytëzoi në maksimum një asist të Sarr, për të dërguar topin pas shpinës së portierit Sanchez.
Ekipi i Spurs dyfishoi shifrat në minutën e 14-të, por festa nuk zgjati shumë, pasi goli i Son u anulua për pozicion të parregullt. Në minutën e 21-të, sërish gol i anuluar, por këtë herë për skuadrën e anës tjetër të Londrës. Sterling “tundi rrjetën”, por qartësisht u vu re prekje me dorë e anglezit, ndaj nuk mund të konsiderohej i rregullt.
Djemtë e Pochettinos realizuan sërish, por përsëri kishte vend për ndërhyrje. Goli i Caicedos nuk vlejti për shkak se u cilësua si Offside. Tottenham katranosi gjithçka në minutën e 33-të, kur Romero u ndëshkua me karton të kuq, për t’i dhënë mundësinë Palmer për të vendosur ekuilibrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Udogie u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (55’), me Tottenham që u detyrua të luante me 2 lojtarë më pak për shumë minuta. Pas një insistimi të gjatë, Jackson kompletoi përmbysjen (75’)! Spektakli i golave nuk kishte përfunduar ende, Dier çoi shifrat në 2-2, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Në fund pati kohë edhe për dy gola të Jackson.
(J.S/)