“Çfarë fitoni nga buxheti në 2024?”, Tabaku akuza qeverisë: Më shumë taksa dhe korrupsion, ja ku do të shkojnë paratë

Deputetja e PD Jorida Tabaku shprehet se nga buxheti i 2024, qytetarët do të ‘fitojnë’ më shumë taksa dhe korrupsion. Sipas saj fushat kryesore ku shkojnë shpenzimet më të mëdha janë koncensionet, faturat e Arbitrazhit dhe Porti i Durrësit.

“A është buxheti i shtetit në funksion të qytetarëve? Tre janë fushat kryesore ku shkojnë shpenzimet më të mëdha. Së pari, koncesionet. 9% nga viti që janë 143 mln euro plus 6 kontrata të tjera që pritet të nënshkruhen me vlerë pothuajse 350 mln euro. Së dyti, nga 379 mln euro nga faturat e Arbitrazhit qeveria fillon dhe paguan 200 mln euro nga buxheti i shtetit. Të gjtiha detyrime si pasojë e arrogancës dhe gjyqeve të humbura. Dhe së treti, Porti i ri i Durrësit. Me një procedurë joligjore, korruptive qeveria shqiptare e dha me koncesion portin aktual për të investuar në një port të ri që shkon 400 mln euro. Qartësisht, buxheti nuk është në mënyrë absolute në funksion të qytetarëve.

Arena e Lajmit

“Çfarë fitoni nga buxheti në 2024?”, Tabaku akuza qeverisë: Më shumë taksa dhe korrupsion, ja ku do të shkojnë paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook