Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare do të zhvillojë mbledhje online. Kreu i komisionit, Nasip Naço tha se opozita kërkon komisione hetimore 360 gradë.
Ndërsa u përball me pyetje të shumta nga gazetarët, Naço tha se është marrë një nismë për ndryshimin e ligjit për komisionet.
“Ai që kërkon objektin duhet ta kenë në përputhje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Naço, ndërsa akuzoi deputetët e opozitës se kanë hallet e tyre.
“Kemi diskutuar, u kemi thënë ata nuk e ndryshojnë. Ata e kanë për të ngritur opozitën në nivelin e duhur dhe duan të përgatiten për fushatën elektorale të 2025”, tha gjithashtu ai.