“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”/ Skandali me 3-vjeçaren në kopshtin ‘Stinët’, qytetarët në protestë: Të shokuar nga ngjarja

Pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë tre vjeçare përfundoi në spital me këmbë të thyer, pas dhunës së ushtruar, në kopshtin “Stinet”, qytetarët janë mbledhur në protestës para ambienteve të institucionet privat.

Prindër të fëmijëve, kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe duke u shprehur se duhet të merren masa të rrepta ndaj edukatoreve dhunuese, që të shërbejnë si shembull për mos përsëritje të rasteve.

“Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u ndodhte fëmijëve të mi”, tha një nënë.

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, kanë qenë këto disa nga thirrjet e bëra nga fëmijët dhe qytetarët me pankarta në duar.

Edukatorja Majlinda Dehima,e cila dyshohet se ka dhunuar të voglën, mësohet se është shoqëruar në Komisariat, dhe ende ndaj saj nuk ka një masë. Ndërkohë edhe pse ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, as ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk ka ende një masë.

()

Arena e Lajmit

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”/ Skandali me 3-vjeçaren në kopshtin ‘Stinët’, qytetarët në protestë: Të shokuar nga ngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook