Operacioni “Tempulli”/ Balla: Policia vijon goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vijimësinë e operacionit ‘Tempulli’.

Balla thekson se gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa.

“🇦🇱 Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli” shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, si dhe është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një shtetas i dënuar me burgim, për krime në fushën e narkotikëve. Për këto 3 raste, Policia sekuestroi mbi 500 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.”, shkruan Balla.

()

Arena e Lajmit

Operacioni “Tempulli”/ Balla: Policia vijon goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook