Pas rastit të rëndë të dhunimit deri në thyerjen e këmbës së një vajze 3-vjeçare në një kopsht privat në kryeqytet, edukatorja e akuzuar ka mohuar kategorikisht se ajo është e përfshirë në thyerjen e këmbës së të miturës, edhe pse ka pranuar dhunimin e saj.
Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën kur e ka parë, por sipas saj 3-vjeçarja mund ta ketë dëmtuar te krevati, pasi aty ka hapësira.
Majlinda Dehima deklaroi se pasi është zgjuar rreth orës 15:00 ka parë vajzën duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e ënjtur.
Ajo rrëfeu më tej se pas kësaj ka vendosur në dijeni drejtoreshën e kopshtit, ndërsa kur është pyetur se pse e goditi vajzën ajo ka thënë “që të kishte vëmendjen sepse qante”.