Pëllumb Kulla në COD me “Buzagaz në Shqipërinë e rrethuar me tela”: Po më lavdëroni shumë, thonë se…

Personaliteti i letrave Pëllumb Kulla ka qenë i pranishëm në një mbrëmje ku u fol për letërsinë dhe publicistikën e tij në “COD”. 

Nga “Lamtumirë komandant” te “Sallaku, ose si qeshnim në diktaturë”, biseda u ndal edhe te vepra tjetër, një ribotim i vëllimit me tregime “Lejlekët nuk vijnë më”. Eventi “Buzagaz në Shqipërinë e rrethuar me tela” shpalosi përmasat e Kullës edhe përmes humorit dhe mirënjohjes. 

“Ju falenderoj të gjithëve ju që kemi jetuar bashkë, kemi vuajtur bashkë, kemi gëzuar bashkë. Mirë është të dëgjosh të flasin mirë për ty. Zakonisht thonë që filmat e njerëzve të vdekur kanë më shumë sukses. Kjo po më ndjell mua. Në gjithë atë periudhë të titulluar ‘Buzagaz në Shqipërinë e rrethuar me tela’ mund të them se në atë shkretëtirë diktatoriale, kam gjetur oaze, kam gjetur njerëz të cilët më kanë ndihmuar shumë”, tha Kulla. 

Ndërsa Irena Toçi u ndal te intuita dhe aksionet e Kullës nga viti 1960 dhe deri sot. Ermir Nika tha se ai ka bërë një arratisje nga Europa Lindore ku ndjehej se shtetin e kishin politikanët dhe pushtetin artistët. 

Ndërkaq, dekania e Shkencave Humane në UET, Belina Budini vërejti qasjen e tij. 

“Pëllumb Kulla është nga ata që guxon edhe të kritikojë, edhe të jetë pak grindavec edhe me pushtetin, ashtu si edhe me veten e tij. Besoj se kjo është edhe e bukura, surprizat që krijon ky autor duke bërë edhe vetë ironi, duke përqeshur shpesh herë edhe personalitetet me shumë pushtet. Ai ka krijuar figurën e një ndikuesi në shumë kohë”, tha Budini. 

Takimi u mbajt me një publik që bashkoi politikanë, publicistë, artistë dhe sportistë, shumë prej tyre njerëz të njohur të Kullës. 

Arena e Lajmit

Pëllumb Kulla në COD me “Buzagaz në Shqipërinë e rrethuar me tela”: Po më lavdëroni shumë, thonë se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook