Kush janë 4 emrat e njohur, anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”

“X Factor Albania” po rikthehet në TV Klan, kësaj here përballë një trupe të re gjykuese, ndërsa “Iconstyle” ka zbuluar ekskluzivisht emrat e 4 anëtarëve të jurisë.

Megjithëse emra të ndryshëm po përfliteshin prej kohësh, tashmë do t’ua shuajmë kuriozitetin të gjithëve!

Arilena Ara, Young Zerka, Elhaida Dani dhe Adi Krasta do të japin gjykimet e tyre profesioniste dhe do të marrin vendimet për të ardhmen e talenteve të reja muzikore.

Madje, siç mund ta shihni në foton e siguruar nga IconStyle, provat kanë nisur dhe anëtarët e jurisë janë ulur krah njëri-tjetrit në panel.

Për disa janë surprizë e bukur, e të tjerë mbeten ende të pakënaqur nga kjo përzgjedhje. Megjithatë, të gjithë presim që shumë shpejt të shohim show!

Kush janë 4 emrat e njohur, anëtarët e jurisë së “X Factor Albania”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook