Kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Francës pas ftesës së presidentit francez Emmanuel Macron. Rama njoftoi se do të jetë në Paris dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor. Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.
Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Prezantimi i raportit do të bëhet nesër nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.