Mazhoranca i rrëzoi propozimet, flet deputetja Jorida Tabaku: Raporti i BE na dha të drejtë. Jemi në limitet e…

Ndërsa mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit projektligjet e propozuara nga deputetja e Partisë Demokratik, Jorida Tabaku, kjo e fundit theksoi se nismat u rrëzuar thjesht me faktin se u propozuan nga opozita. Gjatë një bisede me gazetarë jashtë sallës së Parlamentit, Tabaku tha se mazhoranca bllokon komisionet hetimore me pretendimin e një ligji të ri.

“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, theksoi ajo.

Ndërsa u pyet nëse mbështeste këtë formë aksioni të opozitës, Tabaku refuzoi të përgjigjej. “Gjithkush ka mënyrën e vet të reagimit”, shtoi.

Arena e Lajmit

Mazhoranca i rrëzoi propozimet, flet deputetja Jorida Tabaku: Raporti i BE na dha të drejtë. Jemi në limitet e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook