Gjyqi për Gërdecin/ Dëshmitari rrëfen si u vendos çmimi i fishekëve, avokati i Mediut kërkon ndjekje penale. Inxhinieri: Sekretari i Përgjithshëm më thirri dhe…

Në seancën e radhës për tragjedinë e Gërdecit, ka dëshmuar inxhinieri, Ismet Devolli. “Kam punuar në ministrinë e mbrojtjes në periudhën 1966-67. Na thërret sekretari i përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve i thashë qe kostot nuk i nxjerrim dot ne.

Në grup kisha një inxhinier dhe 2 oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve”, mësohet të ketë deklaruar ai. Sipas tij, 4 anëtarë kanë qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. “Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve”, tha ai.

Ndërkohë, financieri, Kol Lekgjonaj ka rrëfyer se nuk ishte dakord për çmimet e fishekëve. Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakord për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit”, mësohet të ketë deklaruar.

Por, avokati i Mediut, Henrik Ligori kundërshtoi duke thënë se tre uzinat kanë dalë me humbje 244 mln lekë. “Asgjësimi bëhej përmes djegies. Kërkojmë që dëshmitari Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme”, ka theksuar ai, ndërsa avokati tjetër.

Punëtori i fabrikës, Qemal Mema ka treguar për punën në fabrikën e demontimit të armëve. “Më punësoi Dritan Minxolli. Ccmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit.

Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak. Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam pasur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i merrja ne dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos lëviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

Gjyqi për Gërdecin/ Dëshmitari rrëfen si u vendos çmimi i fishekëve, avokati i Mediut kërkon ndjekje penale. Inxhinieri: Sekretari i Përgjithshëm më thirri dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook