Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre!
Pak ditë më parë na konfirmuan se së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë me martesë, e tashmë duket se kanë lënë pas çdo gjë që flitet për ta duke shijuar kohën bashkë.
Dafina është cilësuar padyshim këngëtarja e vitit, kjo pasi projektet e saj muzikore dhe bashkëpunimet janë kthyer shumë shpejt në hit.
Në çdo sukses të saj, kemi parë që mbështetja më e madhe është edhe partneri i saj i cili nuk nguron ta shprehë publikisht.
Në një postim të bërë rreth një orë më parë ku shihet pranë këngëtares, biznesmeni nga Kosova shkruan: ‘Sivjet veç tu festu o’ në tana anët, ska që e nal’.