UNDP Albania krijon katër bashkitë dhe shkollat “solare” të Shqipërisë, dhjetëra milionë kursime në faturën e energjisë

Shqipëria ka mesatarisht 260 dite me diell ne vit. Duke shfrytëzuar këtë fakt një projekt i UNDP Albania po mbështet tranzicionin në energji të qëndrueshme duke u siguruar mbi 3,000 njerëzve akses të drejtpërdrejtë në energjinë diellore.
Me financimin e qeverisë Japoneze të zbatuar nga UNDP Albania katër bashki në vend po prodhojnë energji te pastër dhe të ripërtërishme, duke ndihmuar Shqiperine në zbatimin e objektivit në përgjigje të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike. “Është një energji e pastër, energji që nuk ndot mjedisin”, thotë Nora Kushti, menaxhere e komunikimit pranë UNDP Albania.

Në ndërtesën e bashkisë Dibër dhe në tre shkolla janë vendosur panele fotovoltaike të integruara për gjenerimin e energjisë elektrike.
Kursimi vjetor në faturën e energjisë së bashkisë Dibër përllogaritet në 67 mije euro sipas përgjegjës sektori elektrik Abdi Hoxhës.

“Panelet fotovoltaike ndihmojnë bashkinë Dibër, përkthehet në të mirë materiale, panelet fotovoltaike ndihmojnë që të kursehet tek lëndët drusore. Janë miqësor me mjedisin”, tha Abdi Hoxha, përgjegjës sektori elektrik bashkia Dibër.
Uzri Zyberi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Irfan Hajrullai” në Peshkopi tha për Neës24 se së shpejti 340 nxënësit nuk do të ngrohen më me lëndë drusore duke i mundësuar shkollës publike të ulin shpenzimet në energji

“Bashkia dhe shkollat do kenë përfitim të madh, sidomos ekonomik, sepse ne shmangim shfrytëzimin e peletit në shkollë për ngrohje, dhe kursejmë në faturën e energjisë elektrike, e cila shkon deri në 8 milionë të vjetra në vit”, tha Uzri Zyberi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Irfan Hajrullai” në Peshkopi.
Për me tepër, teknologjia e sistemeve diellore fotovoltaike kontribuon për të reduktuar shkarkimet e gazeve me efekt serrë në atmosfere gjate jetës se impianteve thotë Nora Kushti, menaxhere e komunikimit në UNDP Albania.

“Mendohet se gjatë jetës së këtyre impianteve do të emetohen rreth 15.000 ton gaz me efekt serrë në atmosferë”, tha Nora Kushti, menaxhere e komunikimit pranë UNDP Albania.
Panelet fotovolataike janë të instaluara edhe në bashkinë Klos si dhe në kopshtin e qytetit. Kjo përkthehet në 29.000 euro në faturën e energjisë elektrike.
Shkollat, kopshtet dhe ndërtesat bashkiake u zgjodhën janë në Shkodër (dy institucione), Klos (dy institucione) në Dibër (4 institucione) dhe Përmet (dy institucione), me një kapacitet të instaluar të energjisë diellore fotovoltaike prej 540 kW, nga te cilat 221 kW në Diber dhe 100 kW në Klos.

Arena e Lajmit

UNDP Albania krijon katër bashkitë dhe shkollat “solare” të Shqipërisë, dhjetëra milionë kursime në faturën e energjisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook