Nesër vendimi nga Kushtetuesja për Butrintin, Auron Tare ngre shqetësimin: Rrezikohet identiteti kulturor!

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe njëkohësisht arkeologu Auron Tare në një lidhje live përmes “SKYPE” në rubrikën “Opinion” në News24, foli për vendimin që do të jepet nesër nga Gjykata Kushtetuese.

Tare ngriti shqetësimin duke thënë se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mes të tjerash ai thekson se shpreson që Gjykata të japë vendimin e duhur dhe mos të krijojë precedentë që pasardhësit tanë do të kërkojnë rikthimin e Butrintit neper kancelaritë diplomatike të botës ashtu si Greqia kërkon sot Statujat e Akropolit.

“Ka gati tre vite që është e pranishme në media e publik kjo çështje. Nesër është vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj është një vendim i paprecedentë. Nuk ka ndodhur që një trashëgimi e UNESCO-s ti jepet në menaxhim një subjekti të huaj. Territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

Përtej sarkazmës, në Shqipëri ka njerëz ka njerëz me ndershmëri që kuptojnë se ky veprim është i rrezikshëm. Unë jam optimist dhe mendoj se gjykata do japë vendimin e duhur.”, u shpreh Auron Tare.

Arena e Lajmit

Nesër vendimi nga Kushtetuesja për Butrintin, Auron Tare ngre shqetësimin: Rrezikohet identiteti kulturor!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook