Fustani që do ju ndihmojë të përballoni vapën dhe të dukeni seksi gjithë verën, frymëzuar nga Dua Lipa

Nëse po pyesni për një veshje verore dhe elegante, Dua Lipa sapo na dha idenë më të mirë. Është ngjyra ‘in’ e sezonit të ri dhe ku ka mënyrë më të mirë për të kombinuar ngjyrat e verës se sa me një fustan portokalli?

Ngjyra portokalli dhe nuancat e saj me printe lulesh është kthyer në një trend që do e shihni kudo këto muaj, nga dalje e përditshme te zyra deri një darkë me miq.

Teksa ndodhet në Portugali ku po mban koncertet në saj në turit të saj “Future Nostalgia”, Dua eksploroi Lisbonën me mikeshën e saj e veshur me një fustan që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. 26-vjeçarja dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të verdhë me printe tropikale portokalli që nxirrte në pah fizikun e saj.

Fustani i shkurtër ishte i ngushtë dhe me rripa teksa në njërën anë kishte një të çarë dhe lidhje duke e vendosur fokusin te këmbët e gjata të këngëtares.

Aksesorët? Vathë ekstravagantë me forma të ndryshme, varse minimaliste, orë ari dhe shumë unaza, çantë të zezë.

Flokët dhe makeup? Duas nuk i pëlqen të jetë extra në këtë fushë kështu që flokët i kishte kapur thjeshtë dhe kishte bërë një makeup të thjeshtë me konturim të theksuar dhe një buzëkuq mat.

Ja disa fustane të tjera të këtij modeli që mund t’ju vijnë në ndihmë:

Fustani që do ju ndihmojë të përballoni vapën dhe të dukeni seksi gjithë verën, frymëzuar nga Dua Lipa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook