“PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore”, deputeti i PD: Duan të justifikohen te ndërkombëtarët për shkeljen e Kushtetutës

Deputeti i PD Dashnor Sula përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se nismat e mazhorancës nuk mund të pengojnë Komisionet hetimore.

Sula u shpreh se Partia Socialiste është vendosur në presion lidhur me kërkesat e opozitës për Komisionet hetimore, aq sa ka bërë një draft në të cilin synon ndryshimin e ligjit për këto të fundit.

Sipas tij me këtë nismë PS kërkon që të justifikohet te partnerët ndërkombëtarë se përse po shkel me të dyja këmbët kushtetutën dhe po krijon destabilitet në Parlament.

Postimi i plotë:

Ligji nuk qëndron mbi Kushtetutën, dhe nismat e mazhorancës s’mund të pengojnë Komisionet hetimore.
Beteja jonë si deputetë të pakicës në parlament nuk bëhet për asnjë qëllim personal. Ne duam komisione hetimore për cështje specifike që marrin miliona euro nga xhepat e qytetarëve.
Këtë të drejtë na e ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 77 të saj e cila qëndron në krye të hierarkisë ligjore në Shqipëri.
Në zbatim të këtij neni, 45 deputetët të opozitës kërkojnë Komision Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për Koncesionin e Sterilizimit dhe për Konfliktin e interesit në tendera. Pra kërkojmë që të japim të njëjtin kontribut si në rastin e komisionit hetimor për inceneratorët ku për shkak të korrupsionit janë në burg, ministra, deputetë e drejtorë dhe ende ska përfunduar.
Sinqeriteti dhe vendosmëria për të kërkuar të drejtat që burojnë nga kushtetuta për të mbrojtur interesin e qytetarëve, solidarizoi edhe miqtë ndërkombëtarë të cilët gjej rastin ti falenderoj për reagimet konstruktive që rrjedhimisht vendosnin para përgjegjësisë mazhorancën.

E gjendur para presionit, në urgjencë Partia Socialiste duket se ka bërë një draft në të cilin synon ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Me këtë lëvizje më shumë se të cojë para nismën e vetë duket se do të justifikohet te partnerët ndërkombëtarë se përse po shkel me të dyja këmbët kushtetutën dhe po krijon destabilitet në Parlament.
Kolegët e Partisë Socialiste e dinë shumë mirë, ndaj po I drejtohem qytetarëve shqiptarë që në jurispudencën shqiptare, kushtetuta qëndron e para dhe më pas vijnë kodet, ligjet etj.
Pra me faktin se Mazhoranca ka në humor të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore, Partia Socialiste nuk mund të mohojë një të drejtë që buron nga kushtetuta.
Me këtë logjikë që ndjek mazhoranca I bie që derisa të ndryshohet Kodi Penal apo çdo kod tjetër meqë kemi ndërmend të ndryshoimë kodet, nuk do kemi hetime, s’do kemi gjykime penale apo civile apo administrative. Kjo është cmenduri ligjore. Është dyfish cmenduri kur e thot një njeri që ka njohuri të mira nga jurispudenca.
Partia Socialiste mund ta ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore por nuk mund të mohojë një të drejtë kushtetuese që kemi muaj që e kërkojmë. Në vitin 2007, Gjykata Kushtetuese është shprehur se mazhoranca mund të propozojë formulime alternative të objektit të punës, por në asnjë rast të vendosë rrëzimin e një kërkese për komision hetimor. Më tej në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese është shprehur se ekzistenca e një proçesi penal nuk e pengon ngritjen e një komisioni hetimor, sepse qëllimet që ndjek një hetim penal janë të ndryshme nga hetimi parlamentar. Ky i fundit kryen verifikime, nxjerr përgjegjësi institucionale dhe merr masa legjislative, ndryshe nga hetimi penal, i cili nëse gjen shkelje ligjore, merr të pandehur dhe kërkon dënimin e tyre me burgim.
PS po luan bllofin.

Arena e Lajmit

“PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore”, deputeti i PD: Duan të justifikohen te ndërkombëtarët për shkeljen e Kushtetutës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook