Shpërthejnë akuzat mbi Pique pas ndarjes nga Shakira, “Mis Bum-Bum”: Më ka ngacmuar për… të pasmet

Tani që Gerard Pique dhe Shakira janë zyrtarisht të divorcuar, të tjera “tradhti” të mbrojtësit të Barcelonës kanë nisur të shfaqen në publik. Këtë herë ka qenë modelja braziliane, Suzi Kortez, e njohur edhe si “Miss Boom Boom”, për shkak të të pasmeve të saj të veçanta, e cila ka zbuluar përpjekjet e bëra nga mbrojtësi 35-vjeçar për të flirtuar me të në një kohë kur ai ishte ende në lidhje martesore me Shakirën.

pjimage (1)

“Nuk kam folur për respekt të Shakirës, por mendoj se ka ardhur momenti të flas dhe unë”, ka thënë fillimisht Kortez.

“Unë jam mikesha e ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosel, dhe sapo Pike e ka mësuar një gjë të tillë, më ka kërkuar numrin e telefonit dhe menjëherë më ka dërguar mesazhe nga më të ndryshmet. Kur u ktheva në Brazil, ai më shkroi drejtpërdrejt në ‘Instagram’, ku më pyeste se kur do të kthehesha në Europë. Veç kësaj, gjithnjë më kërkonte të dinte se sa të mëdha i kisha të pasmet. Pike nuk ka qenë i vetmi nga lojtarët e Barcelonës që më ka shkruar, por ai ishte më i drejtpërdrejti”, përfundoi modelja.

Shpërthejnë akuzat mbi Pique pas ndarjes nga Shakira, “Mis Bum-Bum”: Më ka ngacmuar për… të pasmet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook