Emri/ E rëndë në Greqi, qëllohet për vdekje shqiptari, dyshohet për larje hesapesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro të Greqisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima, Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh. Ai është qëlluar dy herë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në gjoks.

Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

()

Arena e Lajmit

Emri/ E rëndë në Greqi, qëllohet për vdekje shqiptari, dyshohet për larje hesapesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook