Laboratori i drogës në Frakull, SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq ish-kryekomunarin, 3 familjarët e tij, ‘kokën’ e grupit dhe 5 të tjerë

SPAK përfundon hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fieri. Te pandehur është marrë ish-kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Në banesën e Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Sakaq, në kërkim është një shtetas kolumbian, ndërsa vijojnë hetimet për pjesën tjetër të grupit.

()

Arena e Lajmit

Laboratori i drogës në Frakull, SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq ish-kryekomunarin, 3 familjarët e tij, ‘kokën’ e grupit dhe 5 të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook