Takim i rëndësishëm në këto minuta në Romë, në kuadër të finales të mbrëmjes së sotme të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, e cila do të zhvillohet në orën 21:00, në stadiumin “Olimpico”.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, pak minuta më parë presidenti i Interit, Stiven Zhang, ka mbërritur në hotelin ku është akomoduar ekipi bardhezi dhe presidenti Andrea Anjeli ishte aty për t’i uruar mirëseardhjen.
Nuk dihet ende se për çfarë janë duke folur dy presidentët me njëri-tjetrin përpara kësaj finale të Kupës së Italisë.
– Arena e Lajmit