Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila ka mbajtur ditën e sotme fjalim e parë publik në Kuvendin Kombëtar, është shprehur se gjithmonë ka qenë pjesë aktive e PD-së.
Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka ambicie për më shumë, duke shtuar se thelbimi i fjalës së saj ishte që të gjithë të reagojnë.
“Gjithmonë kamë qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë.
E keqja të vjen butësisht, kur ti mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke neglizhua’, tha ajo.