Egnatia nuk di të ndalet, thyen sërish Vllazninë, këtë e bën me lojë dhe rezultat, duke marrë një trepikësh me shumë peshë. Në vigjilje të derbit të kryeqytetit, Egnatia kalon presion te Partizani, teksa për momentin e shohin veten të vetëm në krye, në kuotën e 33 pikëve, plus 5 pikë në raport me të kuqtë, por me dy ndeshje më shumë. Egnatia ishte e papërmbajtshme përballë ekipit shkodran duke i mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.
Ekipi i Tetovës ishte “zjarr” në pjesën e parë, ku realizuar të tre golat. Në minutën e 23-të, Ndreca kaloi Egnatian në avantazh pasi një krosimi në zonë nga Spahiu. Me Vllazninë të pafuqishme për të reaguar, Egnatia realizoi edhe golin e dytë 10 minuta më pas me Paulaskas.
Egnatia mbylli llogaritë me Vllazninë që në minutën e 41-të ku me një kundërsulm fantastik realizuan edhe golin e tretë. Rrogozhinasit ulën ritmin në pjesën e dytë, ndërsa rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund.
()