Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës24 ka komentuar festimet e 28-nëntorit në vend duke thënë se shqiptarët nuk e gjejnë më të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ai u shpreh se shqiptarët janë zhveshur nga pronat, fillimisht me ligjin 7501, më pas me investimet strategjike, duke fajësuar klasën politike përgjegjëse për këto ligje.
Topi shtoi se “këta nuk janë as ku ishte Enver Hoxha”, duke shtuar se diktatori komunist mori pronat nga pronarët dhe i ruajti letrat në kadastra, ndërsa e veja e tij vdiq në pularinë e Tiranës duke mos marrë gjë me vete.
Shumë bujë patën festimet, festuam ndryshe këtë vit? Pati shumë bujë jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku janë shqiptarët.
Topi: Ajo që konstatoj, uroj të jetë subjektive është se sa më larg vendit ka shumë patriotizëm. Ngjarje shumë të rëndësishme i kalojmë pa bërë jehonë, fakti që largohen pafund tregon se nuk gjejnë të ardhmen e tyre në këtë vend.
Në momentin që ti i zhvesh nga pronat, u zhveshën nga pronat me ligjin 7501 një herë. Çfarë tregon kjo, në një vend të vogël me gjëra që mund të realizoheshin nuk realizohen, Njëri ja hoqi me 7501, tjetri ja heq me investimet strategjike. Po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre.
Këta sot nuk janë as ku ishte Enver Hoxha. Ai i mori pronat pronarëve, i ruajti letrat në kadastra dhe e veja e tij vdiq në pularinë e Tiranës, nuk mori gjë me vete. Këta le ta bëjnë bilancin vetë.