LIVE/ Një gol vendos pjesën e parë, Tirana në avantazh ndaj Partizanit (VIDEO)

Tirana 1-0 Partizani

Tirana dhe Partizani përballen në derbin e kryeqytetit, në orën 19.00, takim ky në kuadër të kampionatit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.

Sa i takon formës së skuadrave, të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Dinamon. Në krahun tjetër, bardheblutë duan të lënë pas humbjen me Erzenin.

Trajneri Jul Ahmataj i ka besuar prapavijën katërshes Përgjoni, Hoxhallori, Najdovski, Doka. Mbrojtje interesante edhe ajo e formuar nga Abilaliaj, ku nuk mungon Atanaskoski. Mesfusha është e pasur në të dyja anët, por vlen të theksohet ofensiva, ku kemi duel në distancë Bintsouka-Hasani.

Partizani renditet në vendin e dytë me 28 pikë. Tirana renditet në pozitën e 3-të me 21 pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Abdullahu, Përgjoni, Hoxhallari, Najdovski, Doka, Lushkja, Deliu, Meta, Abazaj, Hasani, Latifi. Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Murataj, Hadroj, Maguette, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet frakiosni.

28- Gool. Hasani realizon për ekipin e Ahmataj. Pas disa rastesh, lojtari nuk fal. Zhbllokohet derbi, ka festë në tribuna. Ndërkohë që pritet reagimi i Partizanit.

 

 

22- Hasani tenton nga distanca. Sulmuesi mbetet rrezik konstant, gjithsesi, topi nuk shkon në rrjetë

18- Vazhdon pa gol ndeshja. Tifozët motivojnë lojtarët. Skuadrat ruhen mirë, luhet shumë në mesin e fushës.

12- Del përpara ekipi i kup, kupton gjithçka Tirana. Najdovski i vëmendshëm largon topin.

5- Hasani ka mundësinë e mirë, nuk e shfrytëzon rastin.

1- Nis ndeshja pak me vonesë për shkak  të fishekzjarreve dhe atmosferës së zjarrtë të krijuar nga tribuna. Nuk mungojnë flakadanët. Arbitri Juxhin Xhaja jep OK për fillimin e takimit pas disa minutash.

Para derbit:

Tifozët e Tiranës “ndezin” derbin e kryeqytetit, tribunat e “Air Albania” ngjyrosen bardheblu, atmosferë fantastike /

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

LIVE/ Një gol vendos pjesën e parë, Tirana në avantazh ndaj Partizanit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook