“Monstrat e rinj”, në Itali i bëjnë jehonë Interit, por te Napoli ndihen të vjedhur (VIDEO)

Një tjetër fitore e madhe, një tjetër paraqitje fantastike që i dhuroi Interit jo vetëm kreun e Serie A, por dhe statusin si favorit absolut. Suksesi i pastër 0-3 në “Maradona” kundër Napolit është pa diskutim një provë e qartë force e këtij ekipi. Mediat italiane shkruajnë me bindje se Inzaghi ka ndërtuar ekipin më të fortë pas periudhës së “tripletës” së famshme. “Monstrat e rinj”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

Corriere Dello Sport
Corriere Dello Sport

Në letër, ndaj Napolit ishte transferta më e vështirë në këtë fazë të sezonit, por Interi e zgjidhi me shumë lehtësi. Calhanoglu me një predhë të vërtetë në fundin e pjesës së parë kaloi zikaltërit në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Barella që me një veprim të bukur brenda në zonë dyfishoi shifrat. Për të mbyllur llogaritë me Napolin mendoi Thuram që në minutën e 85-të sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

Nuk e kanë pritur mirë në  shtëpinë e Napolit këtë humbje teksa akuzojnë gjyqtarin e takimit, për të paktën dy raste, te goli i parë i Calhanoglus ku pretendojnë për faull në sulm dhe për një penallti të pa dhënë ndaj Osimhen. Trajneri Inzaghi në përfundim të sfidës u shfaq i lumtur teksa përqafoi një nga një të gjithë lojtarët: “Kishim përballë kampionët e Italisë, rrezikuam pak pas traversës së Politano-s, më pas pritjet e Sommer, por jam i lumtur. Të fitosh kështu në Napoli më bën të lumtur, kjo ishte një provë forcë”, theksoi Inzaghi pas ndeshjes.

Arena e Lajmit

“Monstrat e rinj”, në Itali i bëjnë jehonë Interit, por te Napoli ndihen të vjedhur (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook