“Doja të evitonim një rival”, Duro optimist: Italia dhe Spanja kanë traditë, por futbolli nuk parashikohet (VIDEO)

Goglat nuk u treguan bujare me Shqipërinë, teksa në Europian kuqezinjtë do të masin forcat me kombëtare shumë të mëdha. Ekipi i Sylvinhos do të ketë përballë përfaqësuese që kanë arritur në majat e futbollit botëror si Spanja dhe Italia, ndërsa luajmë edhe ndaj Kroacisë. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro dha një intervistë për News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku tregoi këndvështrimin e tij.

 

 

Profesor, çfarë mendove kur u hodhën goglat, cila është gjëja e parë që të shkoi ndërmend?

Para se të hidhej shorti, nuk doja 3 skuadra: Spanjën, Portugalinë dhe Francën. Janë ekipe që përballohen vështirë. Italia dhe Kroacia kanë patur oshilacione, është herët shumë, kemi edhe 6 muaj kohë. Është ajo kënaqësi e madhe që po përballemi me këta kundërshtarë.

Nëse të jepet mundësia, kë do hiqje Duro, vetëm një…

Spanjën. Kjo pasi Spanja është  një nga skuadrat më të fortë në botë. Vështirësia për të përballuar këtë ekip është e madhe. Bilanci i Spanjës është jashtëzakonisht negativ për Shqipërinë. Ne e dijmë nivelin e tyre. Mënyra sesi luajnë ata, nuk na përshtatet aspak ne. Është një skuadër ndaj të cilës do hasim mjaft vështirësi.

Pse e ka frikë Duka Italinë profesor, i eliminoi Maqedonia e Veriut nga Botërori, mezi u kualifikuan në Evropian

Italia u shpall kampione Europe me meritë, por ka patur krizat e veta. Në këto moment nuk është mirë, të shohim pas 6 muajsh. Historia e Italisë është e madhe.

Çfarë mendon për Kroacinë profesor, a është ky rivali ku mund të synojmë pikë, sa e vështirë do të jetë kundër tyre?

Nuk është e njëjta skuadër. Kroacia ne e dijmë shumë mirë që është fidanishte për talente. Është skuadër e rrezikshme. Gjithmonë në këto evenimente hyn me pretendime të mëdha. Ne kemi lidhje shumë me futbollin kroat. Mund të luajmë mirë edhe në këtë ndeshje. Spanja është e frikshme. Avantazhi jonë është se deri tani kemi bërë maksimumin dhe nuk kemi çfarë të humbim.

Nuk ka favoritë në një grup me tre ekipe thotë Sylvinho profesor, si ju duket kjo deklaratë?

Në grup dalin dy skuadra, kjo është vështirësia. Mund të dalësh edhe si e 3-ta më e mira, por janë ndeshje me ekuilibër. Ky grup është i vështirë. Të gjitha ekipet tjera të grupit synojnë që të ecin sa më shumë.

Në fund profesor, me sa pikë e mbyllim këtë grup, sa shanse kemi për të kaluar më tej?

Futbolli nuk parashikohet. Në basketboll skuadra më e mirë fiton, por në futboll ka surpriza. Nuk mund të bëhen llogari. Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Kam besim se do lejmë shenjë të mirë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Doja të evitonim një rival”, Duro optimist: Italia dhe Spanja kanë traditë, por futbolli nuk parashikohet (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook