Në pritje të fëmijës së tetë, habit aktori i njohur: Edhe tre të tjerë po vijnë

Aktori i humorit Nick Cannon aktualisht është në pritje të fëmijës së tij të tetë së bashku me partneren e tij Bre Tiesi. 

Ky do të jetë fëmija i parë i modeles dhe i teti i Cannon. Megjithatë duket se Cannon po planifikon të bëjë edhe fëmijë të tjerë.

Në episodin e së martës të podcast-it Lip Service , 41-vjeçari zbuloi se po pret më shumë fëmijë këtë vit.

Duke iu përgjigjur thashethemeve se ai ka “tre foshnja që po vijnë”, Cannon tha me shaka, “Kur thoni ‘në rrugë…’ Çfarë llogarie jeni? Le ta themi kështu… lejleku është në rrugë.”

Kur u pyet nëse ai pret tre fëmijë të tjerë këtë vit, Cannon nuk foli konkretisht por ngacmoi duke thënë, “Nuk e di, mund të jetë…”

Aktori, i cili mirëpriti tre fëmijë vitin e kaluar, tha se ka në plan të kryesojë rekordin e tij personal të mirëseardhjes së fëmijëve, duke thënë: “Nëse mendonit se ishin shumë fëmijë vitin e kaluar…”

Kur u pyet nëse fansat mund të presin më shumë fëmijë nga ylli në shtator ose tetor të këtij viti, Cannon tha me shaka: “Ju jeni shumë të mirë në matematikë”.

Aktori ka dy binjakë Moroçan dhe Monroe, me Mariah Carey, si dhe Golden dhe Poëerful me Brittany Bell.

Ish-ylli i Nickelodeon  mirëpriti binjakët Zion dhe Zillion me Abby De La Rosa në qershor të 2021. Djali i tij dhe i Alyssa Scott, Zen,  vdiq atë dhjetor në moshën 5 muajshe nga kanceri i trurit.

 

Në pritje të fëmijës së tetë, habit aktori i njohur: Edhe tre të tjerë po vijnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook