“Abuzime me taksën për arsimin”, PL depoziton kërkesën në KLSH: Auditoni Bashkinë e Tiranës!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozitar në KLSH kërkesën për nisjen e auditimit të Bashkisë Tiranë në lidhje me menaxhimin e fondeve publike.

Në një deklafratë për mediat, Blushi u shpreh se ‘tashmë është e faktuar se 50 milion euro taksa të qytetarëve të Tiranës, të mbledhura në 7 vite nga Bashkia me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t’i jepnin fund mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre’.

Pjesë nga deklarata:

Siç pata premtuar, depozitova sot zyrtarisht në Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të Lartë të Auditimit Publik në Republikën e Shqipërisë, i cili luan një rol thelbësor dhe shumë të rëndësishëm në dhënien e sigurisë mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe përdoren kontributet e taksapaguesve shqiptarë, kërkesën zyrtare për nisjen sa më parë të një auditimi të thelluar në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar mbi mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Tashmë është e faktuar se 50 milion euro taksa të qytetarëve të Tiranës, të mbledhura në 7 vite nga Bashkia me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t’i jepnin fund mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre.

Bashkia e Tiranës në përgjigjen zyrtare që më ka dërguar pas kërkesës time për transparencë dhe llogaridhënie ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e 17 shkollave të reja, nëpërmjet taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Nisur nga fakti i shtrirjes në total të taksës për infrastrukturën arsimore për 10 vite, si dhe për shkak se në 7 vite të pagesës së saj nga qytetarët dhe bizneset Bashkia e Tiranës nuk i ndërtoi 17 shkollat e premtuara, do t’i drejtohem shumë shpejt zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa për infrastrukturën arsimore, për të zbuluar arsyen se pse dështoi skema e PPP-ve dhe pse taksat e mbledhura nga qytetarët nuk shkuan në destinacionin e premtuar.

Do të presim me qetësi vendimin dhe auditimin e KLSH për të ndjekur më pas të gjitha hapat ligjorë, gjithmonë në respekt të mbrojtjes së interesit qytetar, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies: Pse nga 17 shkollat e premtuara u ndërtuan vetëm 9? Ku përfunduan taksat e qytetarëve?

Tashmë është e faktuar se me Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, miliona euro taksa shpërdorohen dhe destinacioni i tyre final nuk janë shpërbimet dinjitoze ndaj qytetarëve.

()

Arena e Lajmit

“Abuzime me taksën për arsimin”, PL depoziton kërkesën në KLSH: Auditoni Bashkinë e Tiranës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook