Surpriza në Kupën e NBA, eliminohet Boston, befasojnë Pelicans

Çerekfinalet e kupës në NBA rezervuan emocione dhe surpriza. Boston Celtics, që kryeson në Konferencën e Lindjes dhe një nga pretendentët kryesorë, humbi mundësinë për të luajtur për trofeun, pasi u mposht 122-112 nga Indiana Pacers.

Tatum me 32 pikë e Brown me 30 u përpoqën t’i japin fitoren Bostonit, por pa sukses. Për Indianën, 7 lojtarë realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Haliburton me një “triple double”, 26 pikë, 10 rebound dhe 13 asist. Pacers do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Milwaukee Bucks-New York Knicks, nga ku do të dalë edhe finalisti në Lindje.

Ndërsa në Perëndim, fitoi skuadra e New Orleans, që mundi 127-117 Sacramento Kings, ndeshje e dominuar nga miqtë. Të gjithë titullarët e Pelicans realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ingram, autor i 30 pikëve.

Sabonis realizoi një “triple double” për vendasit, me 26 pikë, 13 rebound dhe 10 asist, por që mbetën për statistikë. Pelicans do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Phoenix Suns-Los Angeles Lakers për të përcaktuar duelin final në Konferencën e Perëndimit.

()

Arena e Lajmit

Surpriza në Kupën e NBA, eliminohet Boston, befasojnë Pelicans

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook