PS mbledh sot Kongresin, do të prezantohet projekti për partinë dhe synimet për mandatin e katërt

PS mbledh sot Kongresin, do të prezantohet projekti për partinë

Partia Socialiste ka zgjedhur 8 dhjetorin si ditë për të mbledhur Kongresin, ku do prezantohet transformimi i partisë dhe synimet për një mandat të katërt.

Kongresi fillon në orën 11:45 dhe do ndahet në 6 panele. Në panelin e parë do të diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit: Legjislacioni, zbatueshmëria, afrimi me BE dhe Inteligjenca Artificiale.

Në panelin e dytë, në orën 12:00, do të diskutohet për prioritetet zhvillimorë: Infrastruktura, energjia, financat, turizmi, bujqësia dhe kultura.

Në panelin e tretë, në orën 13:00, do diskutohet për shërbimet publike: Arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale, sipërmarrja, arsimi profesional.

Në panelin e katërt, në orën 14:00, do të diskutohet për qeverisjen vendore: Reforma territoriale, ekonomia vendore, shërbimet dhe mjedisi.

Në panelin e pestë, në orën 15:00, do të diskutohet për sigurinë dhe Shqipërinë në botë.

Në panelin e gjashtë, në orën 15:50, do të diskutohet për Partinë Socialiste në vitin 2030, ndërsa në orën 16:40, kryeministri Rama do të mbajë fjalimin e tij.

PS mbledh sot Kongresin, do të prezantohet projekti për partinë

PS mbledh sot Kongresin, do të prezantohet projekti për partinë dhe synimet për mandatin e katërt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook