Shkak i ndarjes së çiftit Andi-Jasmina? Këngëtarja sqaron çfarë ndodhi mes saj dhe ish-konkurrentit të “PërPuthen”

Trekëndëshi Diona Fona-Andi Artani-Jasmin Kadriu ishte një nga më të përfolurit një vit më parë. Jo në përmasat Bora-Donald-Beatrix por një histori që mori shumë vëmendje për muaj me radhë.

Për rikujtesë, Andi dhe Jasmina ishin të dy në “Për’puthen” ku nisën një lidhje dhe madje dolën çift bashkë. Ata fituan simpatinë e publikut dhe skenat romantike nuk i kursyen kurrë.

Por, papritur u tha se gjërat mes tyre morën fund fill pasi Andi u shfaq në videoklipin e këngëtares nga Kosova Diona Fona. Ndonëse Andi ka thënë se mes tyre nuk ka patur asgjë më shumë se shoqëria akuzat indirekte nga Jasmina nuk kanë munguar.

E ftuar në ‘Pardon My French’ ditën e sotme Diona foli për herë të parë rreth kësaj çështje dhe zbuloi të vërtetën lidhur me marrëdhënien e saj me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’.

“Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë me Andin. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”

Diona gjithashtu zbuloi nëse është në një lidhje dashurie. “Jo nuk jam në një lidhje. Jeta ime private sado që përpiqem ta mbaj private, prapë del në pah. Por, çfarë mendon bukuroshja se e diferencon atë nga vajzat e tjera të showbiz-it? Kam pasur qejf të ndjek stilin tim, nuk kam dashur të ndryshoj shumë edhe pse është një treg që ka një stil të veçantë pak (qesh). Kam dashur të sjell pak stilin prej Londrës. Gjithmonë e kam ndjekur atë dhe nuk e kam gënjyer veten, t’i hyj muzikës ashtu si duan të tjerët,” – tha Diona.

Shkak i ndarjes së çiftit Andi-Jasmina? Këngëtarja sqaron çfarë ndodhi mes saj dhe ish-konkurrentit të “PërPuthen”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook