Bëri publike lidhjen me kitaristin, pornostarja e njohur vendos të ndahet disa orës më pas

Pornostarja dhe këngëtarja Farrah Abraham ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjes me Mack Lovat vetëm disa orë pasi e bëri publike.

Dyshja dolën për herë të parë në publik këtë të martë, dhe këngëtarja shprehu se arsyeja e ndarjes ishte mënyra se si ai e trajtoi vëmendjen e medias.

“Ndonjëherë njerëzit kthehen në përbindësha me shtypin. E lumtur që e mora vesh tani”, tha ajo për TMZ .

Abraham, dhe kitaristi ishin qenë miq të ngushtë për dy vjet pasi ai i shkrujati në vitin 2020. Në atë kohë, anëtari i grupit Minus Gravity e mori atë në një takim në një park dhe më pas në një lojë basketbolli.

Që atëherë, nisën shkëndijat e para mes tyre dhe ata bënë një hap përpara duke e kthyer miqësinë në romancë.

Në mënyrë ironike, ylli i pornografisë tha më herët të martën se ajo i besonte Lovatit mjaftueshëm për të filluar një marrëdhënie me të, sepse ai mban një “profil të ulët larg dramave”, gjë që “nuk ndikon negativisht në shtatë muajt e mbetur të terapisë ambulatore apo maturinë e saj”.

Abraham hyri në një qendër trajtimi të traumës në mars pasi dyshohet se u sulmua seksualisht.

“Pavarësisht traumave tuaja – qofshin ato fizike apo mendore, njerëzit i shohin apo nuk i shohin – doja të gjeja kohë dhe të them se jam mirënjohës për familjen time që më ka shoqëruar këtë vit në një nga vitet e mia më të vështira. ”, tha ajo në atë kohë.

Farrah Abraham arrives at the 71st Primetime Emmy Awards on Sunday, Sept. 22, 2019, at the Microsoft Theater in Los Angeles. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP)

Bëri publike lidhjen me kitaristin, pornostarja e njohur vendos të ndahet disa orës më pas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook