Leipzig merr 3 pikë të arta ndaj Dortmund në “Signal Iduna Park”, duke fituar 2-3. 30 minutat e para të ndeshjes vështirësuan në maksimum llogaritë e verdhezinjve. Në minutën e 15-të Hummels u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më pas Bensaibini realizoi autogol.
Vendasit e drejtuar nga Terzic bënë të pamundurën për shkuar në dhomat e zhveshjes na barazim dhe ia dolën pas golit të Sule.
Leipzig shënoi dy gola në pjesën e dytë me Baumgartner dhe Poulsen, ndërsa goli i Fullkrug në fund në krahun tjetër shërbeu vetëm për statistikë.
(J.S/)