Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën. RENEA në aksion për krehjen e zonës në fshatin Prush

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së dështuar me armë zjarri në fshatin Prush. Paraprakisht dyshohet se janë tre persona që tentuan grabitjen ndërsa kanë qenë të armatosur me armë zjarri kallashnikov.

Policia e Tiranës, sakaq thekson se për krehjen e zonës është vënë në lëvizje edhe forca RENEA. “Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Arena e Lajmit

Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën. RENEA në aksion për krehjen e zonës në fshatin Prush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook