Trajneri i Tiranës pas ndeshjes: Duhej të ishim të fokusuar, të gjitha skuadrat mund të gabojnë

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj dha opinionin e tij pas barazimit 2-2 me Laçin në kampionat. Ahmataj, në fjalën e tij u shpreh se nëse skuadra do ishte e fokusuar deri në fund, do merrte fitoren.

“Ishte një ndeshje me dy tabllo. Si në derbi që zhvilluam një ndeshje të mirë, edhe sot në pjesën e parë kishim një paraqitje të mirë. Mund të trefishonim rezultatin. Në futboll duhet të jesh i përqendruar në çdo sekond që mos t’i japësh shanse kundërshtarit.

“Skuadra në pjesën e dytë duhet të ushtronte presion më lart, ku mund të bënim sulme të rrezikshme. Euforia e pjesës së parë çekuilibroi ekipin në pjesën e dytë.

“Në pjesën e dytë u ul agresiviteti dhe u bënë tolerant. Duhet të ishim më agresiv më të luftuar në fushën e lojës. Duhet ta mbanim kundërshtarin mbrapa si në pjesën e parë.

-Tirana të godasë dy vendet e para?

“Ne çdo ditë punojmë për tu përmirësuar dhe për të shkuar sa më lart. Nuk ka kaluar as gjysma e garës, siç kemi ne oshilacione do të kenë edhe skuadrat e tjera.” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Trajneri i Tiranës pas ndeshjes: Duhej të ishim të fokusuar, të gjitha skuadrat mund të gabojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook