Operacioni antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 15 kg marijuanë dhe kokainë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Droga Sequestrata A Novara 2 2

Mbi 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro cash janë sekuestruar në një bastisje të policisë italiane të mëngjesit të së mërkurës së 1 qershorit. Më shumë se 90 agjentë u angazhuan në kërkime dhe sekuestrim në Novara, Torino, Lodi dhe Milano në përfundim të një operacioni të nisur më shumë se një vit më parë nga selia e policisë e Novaras.

Hetimet e skuadrës së lëvizshme nisën në korrik të vitit 2021, kur një personi iu gjet në posedim kokainë shumë e pastër: për rrjedhojë filluan ndjekjet, vëzhgimet, përgjimet dhe kontrollet për të gjurmuar rrjetin e tregtarëve të drogës që kishte qyteti Novara, me degë në të gjithë Piemonten dhe Lombardinë, siç raportohet nga NovaraToday.

Skuadra e Lëvizshme zbuloi se grupi lëvizte nga 20 deri në 30 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj, të cilat më pas ua shiste tregtarëve të tjerë të drogës.

Janë identifikuar M.M., 30 vjeç, R.P., 33 vjeç, L.R., 40 vjeç dhe G.D., 34 vjeç me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene, të cilët nxirrnin fitime të mëdha nga trafiku i drogës dhe që ishin bërë pikë referimi për narkotrafikantët e tjerë në Novara, duke krijuar një rrjet mjaft fitimprurës.

Pas muajsh verifikimesh dhe kontrollesh, nisi operacioni i cili çoi në 23 kontrolle, 11 denoncime dhe 12 masa paraprake, duke përfshirë 4 masa paraprake me burg, 3 arrest shtëpie dhe pesë detyrim paraqitje në policinë gjyqësore. Në total u sekuestruan 14 kilogramë marijuanë, 300 gramë kokainë dhe 1 kilogram hashash. Operacioni u ndoq nga agjentë nga e gjithë Piemonte dhe Lombardia, në bashkëpunim me Departamentin e Parandalimit të Krimit dhe njësinë e qenve Torino.

Operacioni antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 15 kg marijuanë dhe kokainë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook