Vllaznia përmbys Dinamon me shifrat 3-1 në Shkodër, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm për llogaritë e kampionatit. Të parët që realizuan ishin dinamovitët. Denisson Silva krijoi iluzionin se skuadra e Mehmetit do të mund të dilte me pikë nga kjo ndeshje, por nuk ndodhi kështu, pasi shkodranët përmbysën ndeshjen.
Coba i hapi rrugë fitores vendase, me golin e tij në minutën e 11-të. Gruda shënoi golin e dytë për Vllazninë, duke çuar topin pas shpinës së portierit Sali.
Në pjesën e dytë djemtë e Qatip Osmanit vendosën në kasafortë 3 pikët, me Balaj që u koordinua mirë me kokë në minutën e 54-të, goditje e cila ishte e pamundur për t’u pritur. Dinamo u përpoq që të bënte diçka në fundin e sfidës, por u ndal vetëm nga shtylla. Sa i takon klasifikimit, Vllaznia ka 20 pikë (vendi i pestë), ndërsa Dinamo ka 19 pikë (vendi i gjashtë).
Ky ishte takimi i fundit për sotëm në kampionatin shqiptar. Gjatë ditës janë luajtur dy sfida të tjera, Erzeni dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, ndërsa Laçi-Tirana përfundoi 2-2!
(J.S/)