Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë, gjashtë persona të plagosur

Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë, gjashtë

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet, një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

Librazhd/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë, gjashtë persona të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook