Aksidenti i dytë brenda pak orësh/ Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në rrugë dhe bllokon qarkullimin, radhë kilometrike në Përrenjas-Librazhd

Një mjet i tonazhit të rëndë që është përfshirë në një aksident në aksin Përrenjas-Librazhd ka shkaktuar radhë të gjata në njërin aks.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në këtë zonë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge. Për një kohë të gjatë njëra korsi e segmentit të rrugës kombëtare Përrenjas-Qukës ka qenë e pakalueshme dhe policia rrugore e ka pasur të vështirë të disiplinojë qarkullimin e dendur të automjeteve ndërsa radha përkohësisht ka shkuar të paktën 2km.

Po gjatë mëngjesit të kësaj të Hënë në këtë aks rrugor në një aksident mbetën të plagosur 6 persona .

Arena e Lajmit

Aksidenti i dytë brenda pak orësh/ Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në rrugë dhe bllokon qarkullimin, radhë kilometrike në Përrenjas-Librazhd

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook