Votimi i ndryshimit të rregullores së Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për refugjatët, zbulohet porosia e Ramës për deputetët

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.

Gazetari Ergys Gjencaj ka zbardhur porositë e Ramës për deputetët, i cili ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.

()

Arena e Lajmit

Votimi i ndryshimit të rregullores së Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për refugjatët, zbulohet porosia e Ramës për deputetët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook