Mbështesni stabilokracinë në kurriz të standardeve demokratike me Ramën që ka gjithë pushtetet? Wisner: Votuesit zgjedhin përfaqësuesit në Kuvend, një opozitë e fortë është…

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner i përgjigjet edhe perceptimit të rretheve mediatike se diplomatët e huaj po mbështesin stabilokracinë në vend. 

Gjatë intervistës së dhënë për gazetën “Panorama” ai thotë se janë votuesit shqiptarë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. 

“Panorama”: Ekziston një perceptim në qarqet mediatike të analizës se vendi ka një opozitë të dobët e të përçarë dhe se pushtetet kontrollohen nga një dorë që është Kryeministri Rama. Si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve të demokracisë?

I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme.

Arena e Lajmit

Mbështesni stabilokracinë në kurriz të standardeve demokratike me Ramën që ka gjithë pushtetet? Wisner: Votuesit zgjedhin përfaqësuesit në Kuvend, një opozitë e fortë është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook