Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.
Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.
Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike. Policia po heton rreth rastit në fjalë.