Dortmund ka siguruar kalimin për në fazën tjetër të Champions League, por të mërkurën në mbrëmje në shtëpi ndaj PSG-së do kërkohet vetëm fitorja. Trajneri i verdhezinjve, Edin Terzvic në konferencën për shtyp u shpreh se është i vetdijshëm për forcën e kundërshtarin, gjithsesi objektivi mbetet i qartë.
“Mendoj se hakmarrja nuk është termi i duhur. Ky nuk është motivimi ynë. Mbi të gjitha është dëshira për të fituar ndeshjet.
Do të luajmë para 80 mijë njerëzve. I pamë cilësitë e kundërshtarit. Por kemi parë edhe se ata e kanë të vështirë të mbrohen në ndeshjet jashtë. Të shtunën e kaluar treguam se mund të jemi shumë të guximshëm” – Tha ai.
(J.S/)